Përfaqësueset e Forumit Ekonomik të Grave, znj. Saxhide Mustafa, znj. Luljeta Demolli dhe znj.Rezarta Krasniqi, zhvilluan një takim frytdhënës me znj. Vlora Tuzhi Nushi
dhe znj. Flora Kryeziu nga
UN Women Kosovo, për të diskutuar avancimin e barazisë gjinore dhe fuqizimin ekonomik të grave në vendin tonë.
Diskutimi u fokusua në rekomandimet e Komisionit të Statusit të Grave (
https://tinyurl.com/zyna5z4s), të cilat synojnë krijimin e mundësive të reja përmes investimeve dhe financimeve të ndjeshme gjinore, veçanërisht për gratë nga grupet e cenueshme, duke synuar fuqizimin ekonomik të grave dhe uljen e varfërisë.