Anëtarët
Anëtarët e Forumit Ekonomik të Gruas

Forumi Ekonomik i Grave është koalicion i 7 organizatave të shoqëris civile. Udhëheqja e Forumit Ekonomik të Grave bëhet me mandate 2 vjeçar me mundësi të vazhdimit edhe një mandat. Udhëheqja bëhet me votim unanim nga këshilli i forumit dhe bëhet me rotacion nga të gjitha organizatat. Udhëheqjen e Forumit Ekonomik të Grave për periudhën 2020-2022 e ka Instituti Riinvest.

Instituti për Hulumtime Zhvillimore Riinvest

Instituti “Riinvest” është “think-tank” më i vjetër në Kosovë, duke vepruar që nga viti 1995. Ne promovojmë zhvillim modern ekonomik të bazuar në filozofinë e ndërmarrësisë. Përgjatë dy dekadave të fundit, kemi prodhuar analiza, publikime dhe raporte të ndryshme socio-ekonomike; kemi organizuar seminare, konferenca, tryeza dhe takime me vlerë të madhe ekonomike dhe biznesore për vendin; kemi zhvilluar tregje, sektorë dhe ndërhyrje të tjera në vlerën zinxhirore. Njohuria dhe përvoja jonë na lejon që të jemi konkurrues dhe kompetentë në trajtimin e çështjeve socio-ekonomike dhe biznesore.

Instituti Riinvest është një “think-tank” lider, jopartiak, në fushën e zhvillimeve socio-ekonomike në vend. 

Avantazhi më i fortë i “Riinvest”-it mbështetet në stafin e tij, kualifikimin profesional dhe akademik, si dhe në përvojën dhe përkushtimin në kryerjen e aktiviteteve në përputhshmëri me misionin e tij, mision i cili synon nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në Kosovë, i bazuar në ekonominë e tregut. Stafi ynë përbëhet nga individë të dalluar të shoqërisë kosovare – shumica hulumtues të rinj me kualifikim akademik nga shtetet perëndimore – dhe si rezultat i këtij grupi të dalluar hulumtuesish, kualiteti i produkteve të “Riinvest”-it ka qenë gjithmonë sipas standardeve më të larta profesionale dhe etike. Në fakt, për shkak të kualitetit të raporteve, analizave, tryezave, diskutimeve dhe misioneve të avokimit, “Riinvest”-it ka arritur të sigurojë qëndrueshmërinë dhe të mbajë raporte partneriteti me donatorët, partnerët dhe organizatat e tjera më relevante në Kosovë; për më tepër, ka arritur të mbajë besueshmërinë ndaj publikut të gjerë duke treguar qëndrime në çështje të ndryshme socio-ekonomike të vendit. Reputacioni ynë na ka mundësuar që të jemi më efektivë gjatë avokimit në komisione parlamentare, gjatë diskutimit në debate publike, apo gjatë konsultimeve me biznese, ndërmarrës, pjesëmarrës tregu, parti politike ose organizata ndërkombëtare në Kosovë. Një pjesë e rëndësishme e kësaj qëndrueshmërie derivon nga lidhjet e forta të brendshme të organizatës, të cilat sigurojnë kualitet, transparencë dhe qeverisje të mirë institucionale. “Riinvest“-i përpiqet vazhdimisht t’u përmbahet parimeve më të larta të qeverisjes.

Instituti “Riinvest” është i angazhuar në katër fusha kryesore: a) hulumtime dhe avokim; b) zhvillimi i tregut; c) trajnime dhe edukim; dhe d) hulumtime akademike.

Përderisa zhvillimet e së ardhmes vazhdimisht krijojnë sfida të reja për ne, Instituti “Riinvest” mbetet i gatshëm që mbi përvojën e ndërtuar deri më tani, mbi parimet e kredibilitetit e paanshmërisë, dhe mbi aktivizimin e vazhdueshëm zhvillimor, do të arrijë të ndërtojë dhe ofrojë zgjidhje për zhvillimin e gjithëmbarshëm shoqëror.

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D)

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) është themeluar në prill të vitit 2010 si një organizatë joqeveritare për të promovuar qytetari aktive dhe të arsimuar që merr pjesë plotësisht në cështje publike dhe angazhohet në sferën publike për të menduar dhe ndërtuar konsensus mbi shpërndarjen e burimeve që është efikase, i zgjuar, afatgjatë dhe sjell zhvillim të barabartë.

Për të përmbushur misionin e saj, D4D prodhon hulumtime, zhvillon aktivitete të angazhimit publik, ofron ndihmë teknike në vend dhe avokon me një rrjet të gjerë partnerësh. D4D në mënyrë specifike kërkon të (a) promovojë përdorimin e të dhënave në qeverisje për të mbështetur llogaridhënien; (b) nxisin diskutimet, reflektimet dhe zgjidhjen e përbashkët të problemeve për ndërtimin e konsensusit dhe reformat; dhe (c) vërë kërkimin në përdorim praktik, duke identifikuar zgjidhje inovative për qeverisjen dhe zhvillimin.

Të gjitha aktivitetet e D4D bien nën katër fusha kryesore (a) analiza dhe hulumtimi i politikave (b) qeverisja dhe interesi publik (c) zgjedhjet dhe partitë politike, dhe (d) dialogu dhe bashkëpunimi rajonal.

Instituti GAP

Instituti GAP është një Think Tank i formuar në tetor të 2007 në Kosovë. Përgjatë këtyre viteve, GAP ka qenë direkt pjesëmarrës në dhjetëra grupe punuese qeveritare për hartim të politikave dhe një numër i madh i dokumenteve publike që tani ndodhen në zbatim njohin kontributin e GAP gjatë procesit të hartimit të tyre. GAP ka publikuar me dhjetëra analiza dhe raporte; GAP u ka dhënë hapësirë për punë një numri të madh të profesionistëve të fushave të ndryshme; publikimet e GAP janë ndër më të cituarat në mediat vendore dhe raporte të ndryshme ndërkombëtare; studiues të shumtë, të cilët merren me zhvillimet politike në Kosovë, kanë cituar publikimet e GAP në studimet e tyre.

Instituti GAP synon që të mbushë hendekun në mes të qeverisjes dhe qytetarëve, në mes të problemeve dhe zgjidhjeve, me qëllim të avancimit të shoqërisë kosovare. Këtë e bëjmë duke avokuar për një qeverisje më të mirë, duke monitoruar punën e institucioneve publike, dhe duke rekomanduar zgjidhje konkrete mbi politikat publike. GAP adreson sfidat ekonomike, politike dhe sociale në vend duke mobilizuar profesionistë të fushave të ndryshme.

Kosova-Women 4 Women (KW4W)

Kosova-Women 4 Women (KW4W) është OJQ e regjistruar në vitin 2016 e cila trashëgoi historinë e punës 16 vjeqare të WfWI në Kosovë, gjatë së cilës u ofrua një program i përbërë nga trajnime për fuqizimin ekonomik dhe social për afërsisht 35,000 gra nga të gjitha komunitetet. Fokusi dhe roli kryesor i organizatës është fuqizimi social dhe ekonomik i grave duke punuar nga viti 2015 gjithashtu me burra, në tema të ndryshme në lidhje me edukimin e tyre lidhur me të drejtat e grave. 

Misioni ynë është mbështetja e grave të margjinalizuara në Kosovë për të fituar dhe kursyer para, për të përmirësuar shëndetin dhe mirëqenien, të ndikojnë në vendimmarrjen brenda familjes dhe komunitetit dhe të krijojnë rrjete të mbështetjes. Duke shfrytëzuar aftësitë, njohuritë dhe qasjen në burime, gratë do të jenë në gjendje për të krijuar ndryshime të qëndrueshme për veten e tyre, familjet e tyre dhe komunitetin.

Prej vitit 2012 KW4W drejton zyrën për perkrahje në punësim, përfituese të së cilës janë gra të cilat kanë përfunduar  programin bazë të trajnimit të KW4W, shumica prej te cilave përballen me vështirësi për të gjetur punë, për shkak të mungesës së përvojës në punë dhe mungesës së aftësive të buta. Mbi 950 gra kanë gjetur punë përmes kësaj zyre.

Vitet e fundit ka filluar përkrahja për gra pronare ose bashkëpronare të bizneseve, dhe si rezultat mbi 100 biznese janë përkrahur me trajnime, grante dhe asistencë teknike. Aktivitete të ngjashme janë ofruar edhe për 40 shoqata/grupe joformale të themeluara nga gratë e trajnuara në  programin tonë.

Avokimi po ashtu është komponentë shumë e rëndesishme e programit tonë, ku pesë nga gratë e trajnuara kanë  kandiduar për zgjedhjet lokale për Asambletë Komunale dhe më shumë se gjashtë gra të trajnuara nga KW4W tani janë pjesë e këshillave lokale të fshatit, dhe njëra prej tyre është gjithashtu udhëheqëse e fshatit.

Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ)

Misioni i Qendrës Kosovare për Studime Gjinore (QKSGJ) është integrimi i perspektives gjinore në të gjithë sektorët e shoqërisë kosovare, përmes ngritjes së vetëdijes për çështje gjinore, rritjes së fokusit të çështjeve gjinore në sistemin arsimor të Kosovës , zhvillimit të studimeve gjinore si dhe krijimit të politikave të ndjeshme nga aspekti gjinor. QKSGJ është organizata kryesore me fokus gjinor në Kosovë dhe rajon. Në 17 vitet e ekzistencës së saj, QKSGJ ka kontribuar në integrimin gjinor dhe arritjen e barazisë gjinore në të gjitha sferat e jetës. Organizata operon në përputhje të plotë me vizionin, misionin dhe objektivat e saj të cilat përcaktohen qartë në planin strategjik të organizatës. Prioritetet strategjike të QKSGJ janë të hartojnë dhe sigurojnë përfshirjen e politikave të ndjeshme gjinore, të rrisin ndërgjegjësimin, njohuritë dhe kuptimin e çështjeve gjinore në Kosovë dhe të zhvillojnë edhe më tej studimet gjinore. QKSGJ deri më tani ka zbatuar mbi 50 projekte në fushën e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore.


Fusha e punës së QKSGJ përfshin:


1. Avokimi: Që nga faza e hershme e funksionimit, KGSC ka provuar të jetë një faktor i rëndësishëm në lidhje me avokimin për barazinë gjinore. Ka qenë dhe vazhdon të jetë pjesë e grupeve dhe organeve të rëndësishme të avokimit për barazinë gjinore.

2. Kërkimi dhe prodhimi i literaturës: Kjo është një nga shtyllat kryesore të punës së KGSC. Që nga themelimi i saj në 2003, KGSC kishte për qëllim rritjen e bazës së njohurive mbi barazinë gjinore dhe shpërndarjen e informacionit të prodhuar. Qendra ka përfunduar 50 projekte në aspekte të ndryshme të integrimit gjinor.

3. Rritja e ndërgjegjësimit: Për arritjen e objektivave nën këtë shtyllë, KGSC ka kryer në të kaluarën aktivitete të shumta duke përfshirë trajnime, seminare, konferenca dhe botime.

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK)

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) u themelua në vitin 1996, si një rrjet joformal i grupeve të grave dhe organizatave të regjioneve të ndryshme të Kosovës. Që nga fillimi, RrGK u zhvillua në një rrjet që avokon në emër të grave dhe vajzave kosovare, në nivelin lokal, regjional dhe ndërkombëtar. Duke përfaqësuar intereset e 153 organizatave anëtare, përfshirë këtu organizatat e grave të të gjitha grupeve etinike në mbarë Kosovën, RrGK është një rrjet udhëheqes në mes të organizatave të shoqrisë civile në Kosovë dhe në rajon. RrGK rregullisht bashkëpunon me grupet tjera të grave në rajon si formalisht ashtu edhe joformalisht.

Në vitin 2012 RrGK, me mbështetjen e Kvinna till Kvinna (KtK), themeloi Fondin e Grave të Kosovës, që siguron grante të vogla për organizatat anëtare. Me burime minimale, anëtaret e RrGK-së janë duke inicuar ndryshime të rëndësishme brenda komuniteteve të tyre.

Në 2006, RrGK u bë organizata e parë jo-fitimprurëse dhe jo-qeveritare, që adoptoi kodin e mirësjelljes, duke treguar kështu shembull të transparencës dhe përgjegjësisë.
Visioni i Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK) parasheh një Kosovë ku gratë dhe burrat janë të barabartë dhe kanë mundësi të barabarta në arsimim, punësim, pjesëmarrje në politikë, shëndetësi, dhe bëjnë një jetë pa dhunë.

Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës

Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase të Kosovës është një rrjet i cili vepron në tërë rajonin e Kosovës, e përqëndruar kryesisht në zonat / komunat ku jetojnë komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptas. Ne jemi të angazhuar për të ndihmuar dhe motivuar gjitha aktivistët dhe organizatat që përpiqen për të përmirësuar pozitën e grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase dhe ato që përpiqen për paqen dhe dialogun ndër-etnik në Kosovë dhe jashtë saj.

Rrjeti i Organizatave të Grave Rome, Ashkali dhe Egjiptase në Kosovë (RROGRAEK) është themeluar në vitin 2000 si një rrjet joformal i organizatave dhe aktivistëve nga të gjitha zonat e Kosovës, të mbështetur dhe ndihmuar nga OSBE-ja dhe KFOS-i, konkretisht nga programi i grave në Kosovë. Pavarësisht nga vullneti dhe dëshira e të gjithë anëtarëve të rrjetit për të vazhduar aktivitetet e tyre pas një seri trajnimesh dhe takimesh, rrjeti ndërpreu  aktivitetet e veta dhe veprimet për një periudhë të caktuar kohore. Në dhjetor të vitit 2006, me mbështetjen e UNIFEM-it (UNWOMEN), Zyra në Kosovë, në bashkëpunim dhe mbikëqyrjen e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore QKSGJ rrjeti rifilloi aktivitetet e saj si një organizatë jo-fitimprurëse dhe jo-Qeveritare me një strategji të qartë veprimi.

Pas regjistrimit formal të rrjetit në shtator të vitit 2007, Rrjeti me ndihmën e QKSGJ u institucionalizua si një organizatë joqeveritare. QKSGJ, në kuadër të projektit të ashtuquajtur “Ndërtimi i kapaciteteve për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptase me mbështetjen e UNIFEM-it Zyra në Kosovë, organizoi një sërë aktivitetesh për ngritjen e kapaciteteve të stafit RROGRAEK. Fillimisht, me ndihmën e QKSGJ, rrjeti zhvilloi  planin e tij  strategjik për periudhën 2008-2010 dhe ka ndihmuar në konsolidimin e stafit dhe krijimin e Bordit.

Së fundi në vitin 2011, RROGRAEK përsëri me ndihmën e QKSGJ harrtoi edhe planin strategjik dhe strategjinë spinoff e cila ndihmoi RROGRAEK-un për të vepruar si një institucion i pavarur. Sot RROGRAEK ka zyrat e veta dhe ka staf të përhershëm i cili është angazhuar në projekte të ndryshme dhe aktivitete.