Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka kënaqësinë të ju njoftojë me edicionin e sivjetëm të shtojcës feministe "Koha për Gratë", e cila publikohet çdo vit më 8 mars, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Gruas.
Koha për Gratë në këtë edicion përqendrohet në avancimin e të drejtave të grave në jetën publike dhe politike, temë që shënon pikënisjen e nevojës për aktivizëm politik dhe angazhimin e përbashkët për barazi gjinore dhe drejtësi shoqërore, sidomos në kohë krizash. Në këtë edicion kanë kontribuar aktiviste feministe lokale dhe ndërkombëtare, studiuese, gazetarë, politikane, e akterë institucionalë.
Ju ftojmë ta shfletoni!
Kopjet fizike të gazetës mund t'i gjeni tek zyret tona, ndërsa kopjen elektronike mund ta lexoni në vegzën e mëposhtme:
https://kgscenter.net/.../2024-_finale_pdf_high_quality...
Ky edicion i Koha për Gratë bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian, Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA) dhe Fondacioni Kvinna till Kvinna.