Lajme

Dje, në ambientet e Institutit Riinvest u mbajt trajnimi “Politika familjare të ndjeshme ndaj gjinisë, vende pune miqësore për familje” në kuadër të projektit “Më shumë Zgjedhje – Faza II”, i mbështetur nga UNFPA.

Ekspertet znj. Era Jashari dhe znj. Dea Pallaska udhëhoqën një sesion interaktiv dhe praktik mbi mënyrat se si sektorët publik dhe privat mund të zhvillojnë politika të ndjeshme ndaj gjinisë që kontribuojnë në mirëqenien e punonjësve dhe rritjen e produktivitetit.

Në trajnim morën pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, OEK, si dhe anëtarë të CSR Network Kosova, të cilët sollën perspektiva të vlefshme dhe u angazhuan aktivisht në diskutime.