Më datë 29/04/2025, kordinatorja e Forumit Ekonomik të Grave (FEG), znj. Saxhide Mustafa, ishte pjesë e takimit në Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, ku p
rezantoi analizat e realizuara nga anëtaret e FEG gjatë viteve 2017–2025, lidhur me barrierat që gratë hasin në tregun e punës – dhe më konkretisht, në zbatimin e dispozitave për lejen e lehonisë.

Në këtë takim, u prezantua modeli i FEG për amandamentimin e Ligjit të Punës për dispozitat e lejes së lehonisë, si një fazë tranzitore deri në miratimin e Ligjit për Sigurime Shoqërore. Ky ligj do të mundësonte kompensim 100% për lejen e lehonisë dhe do ta lironte përfundimisht sektorin privat nga kjo barrë e rëndë financiare.

Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon që ende nuk e ka një Ligj për Sigurime Shoqërore dhe që vazhdon ta ngarkojë sektorin privat me pagesën (6 muaj me 70% të pagës) të lejes së lindjes.

FEG mbetet i përkushtuar në avokimin për fuqizimin ekonomik të grave dhe për një treg pune më të drejtë dhe gjithëpërfshirës.