Lajme

Forumi Ekonomik i Grave sot ka mbajtur takimin e rregullt tremujor për të diskutuar mbi aktivitetet në vijim dhe planifikimet për pjesën e mbetur të vitit. Projekti “Më shumë zgjidhje” – “Expanding Choice”, i mbështetur nga UNFPA, po vazhdon me sukses bashkëpunimin me akterët relevantë – në veçanti me sektorin privat.

Qëllimi është përmirësimi i mundësive për gratë dhe burrat në tregun e punës si dhe promovimi i politikave familjare-miqësore në vendet e punës.

Pikat kryesore në agjendë për vitin 2025 përfshijnë:

Zbatimi i Ligjit të Punës

Promovimi i politikave jo-diskriminuese në tregun e punës

Përkrahja për gratë ndërmarrëse dhe zhvillimi i iniciativave që avancojnë pozitën e tyre ekonomike

Gjithashtu, një nga pikat më të rëndësishme të vitit është publikimi i Agjendës Nacionale për Fuqizimin Ekonomik të Grave 2025–2030 – një dokument strategjik që do të ofrojë udhëzime të qarta për institucionet publike dhe private për mbështetjen e fuqizimit ekonomik të grave në Kosovë.

Pjesëmarrëse në takim ishin përfaqësueset nga organizatat anëtare të Forumit Ekonomik të Grave, përfshirë:

Nora Latifi Jashari (Instituti GAP)

Rezarta Delibashzade Krasniqi (Democracy for Development (D4D))

Leonids Molliqaj (QIKA)

Saxhide Mustafa (Instituti Riinvest)

Brikenë Hoxha (Iniciativa Kosovare per Stabilitet - IKS)

Elirjeta Beka (Kosova Women's Network)

Iliriana Gashi (Kosova - Women 4 Women)

Ernera Dushica (Instituti GAP)

#BaraziGjinore #FuqizimiGrave #EkonomiaEGrave #PolicyChange #WomenEmpowerment #Kosovo