Mbrëmë, më 27 shkurt 2025, u mblodhëm së bashku për Business After Hours; ngjarje për rrjetëzim, shkëmbim të ideve, dhe eksplorim të mundësive të reja për bashkëpunim.
Kjo ngjarje u zhvillua në bashkëpunim me Institutin Riinvest si pjesë e Forumit Ekonomik të Grave; në kuadër të fazës së dytë të projektit "Më Shumë Zgjedhje: Politikat e Përgjegjshme Gjinore për Familjen për Sektorin Privat në Ballkanin Perëndimor", i cili u prezantua nga koordinatorja e Forumit Ekonomik të Grave znj. Saxhide Mustafa, dhe drejtoresha e programit UNFPA, znj. Visare Mujko-Nimani.
Kjo iniciativë mbështetet nga Fondi për Popullsi i Kombeve të Bashkuara (UNFPA) dhe është e financuar nga Agjencia Austriake për Zhvillim (ADA). Falenderojmë zëvendës Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, z. Matthias Conrad, dhe përfaqësuesit e kompanive anëtare të OEGJK, të cilët na u bashkuan në këtë ngjarje.
Shohim me entuziazëm drejt bashkëpunimeve të frytshme që na presin në të ardhmen!