Forumi Ekonomik i Grave organizoi diskutimin me temën “Fuqizimi i politikave të përgjegjshme gjinore për familjen me sektorin privat dhe Qeverinë në Kosovë”. U theksua se Kosova ka përqindjen më të ulët të punësimit të grave në rajon (19.8%) dhe barrierat kryesore janë normat gjinore, mungesa e lejeve prindërore, fleksibiliteti në punë dhe pabarazitë në zbatimin e ligjit të punës.
Përfaqësues të qeverisë, sektorit privat dhe organizatave ndërkombëtare propozuan politika gjithëpërfshirëse, duke përfshirë modele të lejeve prindërore dhe fleksibilitetit në punë.
Shembuj pozitivë nga kompanitë private, si Art House me politikën e pushimeve për baballarët e rinj, tregojnë se ndryshimi është i mundur dhe kontribuon në krijimin e një ambienti të barabartë dhe zhvillimit të qëndrueshëm.
Projekti zbatohet nga Instituti Riinvest- Forumi Ekonomik i Grave, i mbështetur nga UNFPA Kosovo dhe Austrian Development Agency.