Lajme

Ditën e djeshme anëtaret e Forumit Ekonomik të Grave (FEG) dhe bashkëpunëtoret nga shoqëria civile u takuan me Ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, dhe Deputeten Mimoza Kusari Lila, për të diskutuar për Projektligjin e Punës, me theks tek dispozitat që rregullojnë lejen e lehonisë, të atësisë dhe lejen prindërore.

Përfaqësueset e FEG, Iniciativës Kosovare për Stabilitet dhe Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung, me përkrahjen e rreth tetëdhjetë organizatave tjera të shoqërisë civile prezantuan modelin e përbashkët të këtyre lejeve dhe llogaritjet e ketij modeli mbi koston për Qeverinë e Kosovës.

FEG theksoi se kostoja e pagesës për lejen e lehonisë, atësisë dhe atë prindërore duhet të kaloj tek Qeveria e Kosovës, me qëllim të parandalimit të diskriminimit në baza gjinore që u bëhet grave në tregun e punës dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në fuqinë punëtore.

Ministri Murati shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit mes FEG dhe grupit punues brenda ministrisë. Propozimi i shoqërisë civile është fazë tranzitore deri në themelimin e fondit për sigurime shoqërore, të cilin e konfirmoj Ministri Murati dhe do të fillohen me hartim të ligjin në vitin 2023. Ministri Murati poashtu prezantuan masat e marra nga Qeveri e Kosovës lidhur me përmirësimin e mirëqenies së grave dhe fëmijëve. Ai gjithashtu prezantoi disa nga masat e reja që do ti ndërmerr qeveria dhe ai u shpreh i gatshëm për bashkëpunim me shoqërinë civile jo vetëm në draftim të ligjit por edhe në jetësim dhe dizajnim të masave të reja. Ministri Murati gjithashtu u shpreh i hapur për bashkëpunim lidhur me angazhimin e Forumit Ekonomik te Grave për fuqizimin e grave ne zonat rurale dhe gratë nga minoritet etnike që jetojnë në Kosovë.

Pas diskutimi të gjatë në shume tema të cilat ndërlidhen me fuqizimin ekonomik të grave, u dakorduam për bashkëpunim në vlerësimin për buxhetin e vitit 2023 në aspektin e buxhetimit të përgjegjshëm gjinor.

Modelin e propozar dhe llogaritjet mund ti gjeni ketu: https://womensnetwork.org/.../Me-shume-zgjedhje-permes...

Forumi Ekonomik i Grave është koalicion i organizatave të shoqërisë civile me këtë përbërje: Instituti Riinvest; Kosova Women's Network; Democracy for Development (D4D); Qendra Kosovare për Studime Gjinore; Network of Roma, Ashkali and Egyptian Women's Organizations of Kosovo; Kosova - Women 4 Women; dhe Instituti GAP.