Javën e kaluar, Saxhide Mustafa, Koordinatore e Forumit Ekonomik të Grave (FEG), mori pjesë në Tryezën e Rrumbullakët për Gratë Ndërrmarrëse, të organizuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Ngjarja mblodhi një grup të jashtëzakonshëm grash për diskutime të thella dhe frymëzuese mbi ndërmarrësinë e grave. Saxhide pati kënaqësinë të takojë znj. Anu Prattipati, Zëvendës Shefe e Misionit, si dhe anëtarë të ekipit të Çështjeve Ekonomike të Ambasadës, përfshirë znj. Ramatu Muhammed. Pjesëmarrëset ndanë përvoja dhe histori frymëzuese, ku ndërmarrëse të shquara si Hana Qerimi, Blerta Thaci dhe Elmira Pajaziti sollën perspektiva të vlefshme si modele suksesi që po hapin rrugën për gratë e reja në Kosovë.
Gjatë tryezës u diskutuan mundësitë dhe sfidat me të cilat përballen gratë ndërrmarrëse, duke reflektuar mbi mënyrat konkrete për të thyer barrierat dhe për të ndërtuar ndikim të qëndrueshëm dhe rritje ekonomike gjithëpërfshirëse.