News

Projekti eshte financuar nga Fondacioni per Shoqeri te Hapur (KFOS)

Qëllimi I projektit ishte të ofrojë mbështetje dhe avokoj për grupet të rrezikuara të grave të cilat humbën të ardhurat e tyre pas pandemisë COVID-19.

Forumi Ekonomik I Grave do të mbështesë grupin e cenueshëm të grave të cilat kanë punuar në sektorë informal, aktivitetet e të cilave u ndërprenë për shkak të pandemisë dhe të cilat nuk kanë mundur të përfitojnë nga pakoja emergjente e ndarë nga qeveria e Kosovës. Kjo përfshin mbështetje direkte, e njëhershme me para (rreth vlerës së pagës minimale 170 euro).

Më konkretisht, mbështetja është krijuar për gratë që kanë punuar, ndër të tjera, në nën-sektorë të kujdesit ndaj të moshuarve, kujdestarisë së fëmijëve dhe pastrimit të shtëpive, dhe shkallëve në banesa, shitëse, punë profesionale si (rrobaqepësi, sallone bukurie etj) . Duke qenë se shuma e përkrahjes së dedikuar për këtë kategori janë bërë përpjekjet për të ndërtuar një kriter transparent dhe të rreptë të përshtatshmërisë.

Objektivat e projektit përfshijnë:

- Mbështetje e ndihmës së drejtpërdrejtë të drejtpërdrejtë për grupet më të rrezikuara duke përdorur kritere të rrepta të përshtatshmërisë;

- Avokimi për përfshirjen e këtyre grupeve të cenueshme në pakot e qeverisë përmes qasjeve innovative dhe platformave.

Ne kete thirrje kemi pas 490 aplikante nga te cilat kane perfituar 445.

Forumi Ekonomik I Grave do të shfrytëzoj këtë bazëtë të të dhenave për të avokuar për punësimin e këtyre grave nëpërmjet projekteve të ndryshme të dhe fillimisht po zhvillohen bisedat me KESCO.

Projekti poashtu ka prodhur 5 OP-ED /Editoriale te publikuara në Sbunkes dhe te cilat ju dedikohen grave nga perspektiva e ndryshme me temat si vijon:

  • Integrimi gjinor në përgjigjen ndaj COVID-19 në Kosovë
  • Sfida e pandemisë COVID -19 si mjet vetëdijesus për çështjet ekonomike tek komunitetet e margjinalizuara
  • Shëndeti riprodhues i vajzave dhe grave gjatë pandemisë COVID-19
  • Leja e lehonisë n’qafë të shtetit
  • Ndikimi i pandemisë së covid-19 në bizneset e grave