Raporti ynë i ri tregon se përjashtimi i grave nga tregu i punës po i kushton Kosovës mbi 20% të Bruto Produktit Vendor (BPV) për kokë banori. Nëse gratë do të kishin të njëjtin nivel punësimi si burrat, vendi do të përfitonte miliarda euro në rritje afatgjatë, produktivitet më të lartë dhe financa publike më të forta.
Kjo nuk është vetëm çështje e barazisë gjinore, është çështje ekonomike. Investimi në institucione për kujdesin e fëmijëve, vende pune miqësore për familjen dhe ligje më të drejta të punës do të nxisnin rritjen ekonomike, do të rrisnin të ardhurat familjare dhe do ta bënin Kosovën më konkurruese.
Punësimi i grave është një nga strategjitë më të fuqishme për zhvillimin ekonomik të Kosovës.
Preuzmi IzveštajGratë në ekonominë e Kosovës ende ballafaqohen me shumë sfida, në fuqinë punëtore, më shumë se 80 përqind e grave janë joaktive, dhe për gratë tjera që janë aktive, shkalla e papunësisë është rreth 40 përqind.
Preuzmi IzveštajEkonomia e Kosovës funksionon nën potencialin e mundshëm për rritje për shkak të çështjeve të shumta, njëra prej të cilave është nën-përfaqësimi i grave në ekonomi.
Preuzmi IzveštajGratë në ekonominë e Kosovës përballen me shumë sfi da; në fuqinë punëtore, më shumë se 80% e grave janë joaktive, dhe arsyeja kryesore që e japin për këtë jo-aktivitet janë obligimet familjare dhe të kujdesit.
Preuzmi Izveštaj