Sot, Qendra Kosovare për Studime Gjinore ka mbajtur takim mëngjesi me Ambasadoren e Holandës në Kosovë znj. Karin Boven. Në praninë e Ambasadorës, aktivistet feministe dhe ekspertet e ekonomisë diskutuan për të drejtat e grave në punësim dhe sfidat me të cilat përballen në luftën kundër diskriminimit.
Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i grave në tregun e punës”, projekt i cili mbështetet nga Ambasada e Holandës në Kosovë.