Lajme
Më datë 29/04/2025, kordinatorja e Forumit Ekonomik të Grave (FEG), znj. Saxhide Mustafa, ishte pjesë e takimit në Këshillin Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, ku p rezantoi analizat e realizuara nga anëtaret e FEG gjatë viteve 2017-2025, lidhur me barrierat që gratë hasin në tregun e punës- dhe më konkretisht, në zbatimin e dispozitave për lejen e lehonisë. 

Në këtë takim, u prezantua modeli i FEG për amandamentimin e Ligjit të Punës për dispozitat e lejes së lehonisë, si një fazë tranzitore deri në miratimin e Ligjit për Sigurime Shoqërore. Ky ligj do të mundësonte kompensim 100% për lejen e lehonisë dhe do ta lironte përfundimisht sektorin privat nga kjo barrë e rëndë financiare. 

Pagesa e lejes se lehonisë nga shteti, zgjatje e lejës së atësisë dhe lejës  së barabart prinderore  mes burrit dhe gruas krijon mundësi për mirëqenie më të mirë brenda familjes. Poashtu kjo mund të nxis sektorin privat për politika më miqësore në vende pune për gratë dhe burrat, theksoi ndr të tjera znj. Mustafa në këtë takim.


Kosova mbetet vendi i vetëm në rajon që ende nuk e ka një Ligj për Sigurime Shoqërore dhe që vazhdon ta ngarkojë sektorin privat me pagesën (6 muaj me 70% të pagës) të lejes së lindjes.
FEG mbetet i përkushtuar në avokimin për fuqizimin ekonomik të grave dhe për një treg pune më të drejtë dhe gjithëpërfshirës.