Institucionet e kujdesit në Kosovë: Kapacitetet dhe shpërndarja gjeografike në kontekstin e punësimit të grave
Pjesëmarrja në tregun e punës në Kosovë mbetet mjaft e ulët, veçanërisht tek gratë, me rreth 74% të grave në moshë pune që ishin ekonomikisht jo-aktive në vitin 2024. Pjesëmarrja e kufizuar e grave ndikohet nga disa faktorë të ndërlidhur, përfshirë normat shoqërore dhe tradicionale që u caktojnë atyre përgjegjësinë kryesore për kujdesin e fëmijëve dhe të moshuarve, si dhe qasjen e kufizuar në shërbime të përballueshme për këto kategori. Në këtë kontekst, disponueshmëria e shërbimeve të kujdesit është e rëndësishme jo vetëm për mirëqenien dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të moshuarve, por edhe për reduktimin e përgjegjësive të papaguara të kujdesit nga ana e grave dhe mundësimin e pjesëmarrjes së tyre në tregun e punës.
Ky raport vlerëson disponueshmërinë dhe shpërndarjen gjeografike të institucioneve parashkollore për fëmijët e moshës 0 deri në nën 6 vjeç dhe të qendrave të kujdesit për personat e moshës mbi 65 vjeç, si dhe shkallën e përputhjes së tyre me nevojat demografike. Gjithashtu, raporti vlerëson ndërlidhjen mes disponueshmërisë së institucioneve parashkollore dhe joaktivitetit e papunësisë së grave në nivel komunal.
Shkarko Raportin